Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Iran/ Ayatollah Ali Khamenei: Asnjë negociatë me SHBA, kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë

Iran/ Ayatollah Ali Khamenei: Asnjë negociatë me SHBA, kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë

13:36, 31/07/2020
A+ Aa A-

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, përjashtoi negociatat me Shtetet e Bashkuara mbi raketat balistike dhe programet bërthamore të Teheranit të Premten dhe u bëri thirrje iranianëve që t'i rezistojnë presionit të SHBA

"Sanksionet brutale të Amerikës ndaj Iranit kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë ... Qëllimi i tyre është të kufizojnë ndikimin tonë në rajon dhe të ndalojnë aftësitë tona raketore dhe bërthamore," tha Khamenei në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në television

Mbështetja në aftësitë kombëtare dhe shkurtimi i varësisë sonë nga eksporti i naftës do të na ndihmojë të rezistojmë presionit të Amerikës."

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar pasi presidenti amerikan Donald Trump në vitin 2018 braktisi një pakt midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, sipas të cilit Irani pranoi frenimin e programit të tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione që kanë ulur ndjeshëm eksportet e naftës në Teheran. Uashingtoni thotë se dëshiron që Teherani të negociojë një marrëveshje më të gjerë për të frenuar më tej punën bërthamore të Iranit, të ndalojë programin e tij të raketave dhe të kufizojë ndikimin rajonal të Republikës Islamike.

Konfliktet kanë precipituar shumë kohët e fundit pas një sulmi të forcave ushtarake amerikane mbi gjeneralin Qassem Soleimani ne Afganistan duke e goditur me raketë të lëshuar nga një  dron,reagime ka pasur edhe nga Irani në shenjë hakmarrje duke goditur një baze ushtarake amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco