Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ekonomia Europiane pëson nokaut, në tre mujorin e dytë ulje e PBB në 11.9%

Ekonomia Europiane pëson nokaut, në tre mujorin e dytë ulje e PBB në 11.9%

13:22, 31/07/2020
A+ Aa A-

Ekonomia ka qenë një nga sektorët që ka pësuar shumë dëme nga pandemia e Covid 19, sipas një raporti të CCN në tremujorin e dytë ekonomia në Europë ka rënë në 11.9 %

Rënia e fundit në tremujorin e dytë të  ekonomisë Europiane është më e keqja e regjistruar ndonjëherë.

Krahasuar me një vit më parë rënia e prodhimit ishte më e madhe, 14.4 % duke ja kaluar edhe SHBA ku ditën e enjte në raportin e publikuar kishte një rënie me 9.5%

Kjo goditje e madhe që ka marrë PBB evropiane duket se po rimëkëmbet sipas treguesve të biznesit por me një frike së një valë e dytë do të godasë përsëri dhe më fort se e para të gjitha lajmet shpresëdhënëse zbehen.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, pësoi humbje  më pak se vendet e tjera të mëdha të BE-së në tremujorin e dytë, duke raportuar një goditje prej 10.1% ndaj PBB-së.

Franca, Italia dhe Spanja, të cilat u goditën më shumë nga pandemia, shënuan rënie përkatësisht 13.8%, 12.4% dhe 18.5%.

Sipas parashikimit të fundit nga Komisioni Evropian, ekonomia e BE do të tkurret 8.3% në vitin 2020. Parashikimi supozon se kufizimet do të vazhdojnë të lehtësohen dhe se nuk do të ketë një valë të dytë të madhe që shkakton masa karantine në shkallë të gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco