COVID-19/ Në Francë rastet pozitive brenda javës rriten me 54 për qind

COVID-19/ Në Francë rastet pozitive brenda javës rriten me 54 për qind

12:52, 31/07/2020
A+ Aa A-

Autoritete shëndetësore në Francë kanë konfirmuar një rritje të dukshme të rasteve të reja m Covid 19 në 24 orët e fundit.

Në Francë shqetësuese është numri i madh i të infektuarve në moshën 20-30 vjeç të cilët janë infektuar por edhe kanë infektuar shumë persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë prekur nga Covid 19 1377 persona dhe kanë humbur jetën 16 të tjerë duke e çuar numrin e viktima ne 30 254 që nga fillimi i pandemisë.

Javën e fundit janë testuar 458 000 persona dhe janë konfirmuar rreth 6000 raste të prekur me Covid 19

 Numri i testeve të kryera u rrit me 27%, ndërsa numri i rezultateve pozitive u rrit me 54%, më shumë se gjysma (51%) e atyre që testuan pozitive nuk treguan simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco