Stamboll/ Mbushet me besimtarë Xhamia e Madhe e Aja Sofia në faljen e namazit të Kurban Bajramit

Stamboll/ Mbushet me besimtarë Xhamia e Madhe e Aja Sofia në faljen e namazit të Kurban Bajramit

12:15, 31/07/2020
A+ Aa A-

Në Xhaminë e Madhe të Aja Sofia (Ayasofya-i Kebir Cami-i ?erifi) është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Aja Sofia, e cila u përdor si kishë për 916 vite dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë.

Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Aja Sofia me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.

Vendet e përcaktuara për namazin u mbushën që para namazit të Bajramit. Ekipet e bashkisë Fatih shpërndanë falas para namazit për qytetarët sexhade njëpërdorimshe, dezinfektues, maska dhe ujë. Po ashtu me ekrane të mëdha mbi automjete të lëvizshme u sigurua që personat në radhët e fundit të shikonin sheshin.

Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjellura me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Aja Sofia në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.

Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Ma?al? lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erba?.

Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa ?entop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailo?lu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çaml? dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco