Gjermania për të dytën ditë me rrallë raporton shifra shqetësuese infektimesh

Gjermania për të dytën ditë me rrallë raporton shifra shqetësuese infektimesh

12:01, 31/07/2020
A+ Aa A-

Gjermania ka raportuar për të dytën ditë rritje të numrit të infektimeve , dje janë raportuar 860 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 7 viktima ndërsa sot janë raportuar se janë infektuar 840 persona dhe kanë humbur jetën 9 të sëmurë sipas Institutit ‘Robert Koch’ për sëmundje infektive.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë infektuar 209 653 persona dhe janë regjistruar  9221 viktima nga koronavirusi.

Gjermania ka 8432 raste aktive më Covid dhe rreth 95% e të infektuarve janë shëruar.

Deri tani ky shtet është një histori suksesi në luftën kundër pandemisë në botë së bashku edhe me disa vende si Koreja e Jugut që aplikuan një mbyllje të fortë dhe testime në masë të popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco