Humb jetën nga covid-19 ish-kandidati për President

Humb jetën nga covid-19 ish-kandidati për President

08:41, 31/07/2020
A+ Aa A-

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.

Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua në fillim të këtij muaji me covid-19.

Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në “Twitter” ai thoshte që mjekët po përpiqen  të sigurohen që niveli i oksigjenit të jetë i duhur.

“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.   

Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco