Masat kundër pandemisë/ OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë virusit

Masat kundër pandemisë/ OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë virusit

21:00, 30/07/2020
A+ Aa A-

Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp.

“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.

Pandemia ka vrarë rreth 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco