Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Dy hakerë kinezë sulmojnë firmën bioteknologjike, akuzohen në SHBA për vjedhje të dhënash mbi COVID-19

Dy hakerë kinezë sulmojnë firmën bioteknologjike, akuzohen në SHBA për vjedhje të dhënash mbi COVID-19

10:34, 22/07/2020
A+ Aa A-

Një kompani bioteknologjike britanike u hakua nga dy kinezë të cilët janë të akuzuar në SHBA për përpjekje në vjedhjen e informacioneve të fshehta të qeverisë.

Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi akuzohen se kanë vjedhur sekrete me vlerë qindra miliona dollarë në pronë intelektuale me anë të një skeme mashtrimi një dekadë të gjatë.

Një firmë britanike e inteligjencës artificiale listohet ndër qindra kompanitë dhe organizatat qeveritare që janë sulmuar prej tyre.

Besohet se ata punojnë në përfitim të qeverisë kineze.

FBI paralajmëroi në maj që hakerë nga qeveria kineze janë zbuluar në përpjekje për të vjedhur të dhëna mbi vaksinat, trajtimet dhe testimet që lidhen me COVID-19.

Dy hakerët duken se nuk kanë arritur të vjedhin informacione që kanë të bëjnë me COVID-19, pavarësisht përpjekjeve për të spiunuar në kompani dhe firma bioteknologjike apo të pajisjeve mjekësore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco