Shkelje e të drejtave të Ujgurëve/ Kina fton Pompeon të vizitojë rajonin kinez të Xinjiang

Shkelje e të drejtave të Ujgurëve/ Kina fton Pompeon të vizitojë rajonin kinez të Xinjiang

16:48, 16/07/2020
A+ Aa A-

Kina përsëriti të enjten se nuk kërkon të sfidojë ose zëvendësojë Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje Uashingtonit ta shohë Kinën në mënyrë objektive dhe ti kthehet arsyetimit në politikat e saj ndaj Pekinit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying u tha gazetarëve gjatë një dalje para mediave se nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë se gjithçka që Kina bën është një kërcënim, një qëndrim i tillë do të bëhej vetë-përmbushës, raporton Reuters.

Hua gjithashtu ftoi Sekretarin e Shtetit amerikan Mike Pompeo të vinte në Kinë dhe të vizitonte Xinjiang për të parë vetë se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane Ujgurëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco