Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

LISTA/ Italia bllokon edhe Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

LISTA/ Italia bllokon edhe Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

12:43, 16/07/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza bëri të ditur sot se ka firmosur urdhrin që shton në listën e vendeve të rrezikshme edhe Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

“Kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit, ka të ndaluar hyrjen dhe transitin në Itali”, tha ministri.

“Epidemia në botë është në fazën më të vështirë. Ne kemi nevojë për kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e arritur deri tani,” tha ai.

Urdhri parashikon bllokimin e fluturimeve, trenave dhe mjeteve të tjera të transportit.

Aktualisht në listën e kuqe janë 16 vende: Armenia, Bahreini, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kili, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Omani, Panamaja, Peruja, Republika Domenikane, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco