Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Armenia sulmon me artileri të rëndë disa njësi banimi në Azerbajxhan

Armenia sulmon me artileri të rëndë disa njësi banimi në Azerbajxhan

13:56, 16/07/2020
A+ Aa A-

Armenia dhe Azerbajxhani kanë disa ditë që nuk po i ndërpresin luftimet e tyre në kufirin e Gara- Karabakut, ditën e sotme ushtria Armene ka bombarduar me artileri të rëndë disa fshatra dhe njësi banimi në territorin Azer.

Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha që ushtria armene sulmoi forcat Azerbajxhan të enjten në mëngjes, duke gjuajtur në disa vendbanime me armë të kalibrit të madh dhe mortaja. Zyrtarët në të dy vendet thanë se luftimet kanë vazhduar.

Gjatë luftimeve të ndodhur në këto ditë janë raportuar 16 të vrarë dhe 1 civil, nga këto 11 ushtarë janë të Azerbajxhanas dhe 4 ushtarë janë Armen.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres ka kërkuar që luftimet të ndalojnë menjëherë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga Ministria e Jashtme Turke e cila e ka quajtur agresionin Armen si të pa justifikuar dhe okupimi territorit Azer, është i pa ligjshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat janë bashkë-kryesuese e grupit Minsk të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që janë përpjekur për të negociuar një zgjidhje të konfliktit të Karabagjazit, dënuan dhunën dhe bënë thirrje për përmbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco