Kroaci/ Plenkoviç, caktohet nga presidenti të formojë qeverinë e re

Kroaci/ Plenkoviç, caktohet nga presidenti të formojë qeverinë e re

13:05, 16/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Kroacisë emëroi ditën e sotme kryetarin  partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), Andrej Plenkovic mandatarin për formimin e qeverisë së re në Kroaci të dalë nga zgjedhjet e 5 korrikut.

HDZ është vendosur të formojë një koalicion mazhoritar me mbështetjen e dy partive më të vogla liberale dhe përfaqësuesve të pakicave kombëtare.

HDZ ka arritur të siguroi 66 deputet në parlamentin me 151 vende, ndërsa partia opozitare Social Demokrate së bashku me aleatët e tyre arritën të siguronin 44 deputet.

Presidenti Zoran Milinoviç, tha për gazetarët që, ‘Pasi  u njoha me marrëveshjen dhe arritjen e shumicës parlamentare i  delegova të drejtën Kryetarit të HDZ për formimin e qeverisë’.

Parlamenti i ri pritet të mblidhet të Mërkurën e ardhshme, pas së cilës Plenkoviç do të kërkojë miratimin për kabinetin e tij të ri, ndoshta një ditë më vonë. "Qeveria e re do të ketë 16 ministri, katër më pak se ajo e mëparshme, për hir të një funksionaliteti më të mirë," tha Plenkoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco