COVID-19/ 534 raste të reja në Gjermani

COVID-19/ 534 raste të reja në Gjermani

12:55, 16/07/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, shifra e infektimeve ka kaluar numrin 200 mijë.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Së fundi, Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se javën e fundit në Gjermani janë shënuar shumë pak të vdekur nga koronavirusi.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 534, në 200,260, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me shtatë në 9.078, tregoi raporti.

Ndryshe, Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 201.252 persona, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është bërë testimi i 6.376,054 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.

Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco