Kolumbi/ Kartelet e drogës bëjnë ligjin, kush nuk zbaton karantinën vritet

Kolumbi/ Kartelet e drogës bëjnë ligjin, kush nuk zbaton karantinën vritet

12:35, 16/07/2020
A+ Aa A-

Kolumbia po përballet me një rritje të madhe të numrit të infektimeve dhe viktimave nga Covid 19 javët e fundit, qeveria ka aplikuar masa të rrepta dhe karanatinë të detyrueshme për disa rajone të prekura rëndë nga koronavirusi.

Rastet COVID-19 janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Kolumbi, me 165,169 konfirmuar që nga mbrëmja e Mërkurës, gjithashtu janë 5,814 vdekje të konfirmuara.

Në Rajonet që shteti nuk ka arritur të vendosi zotërimin e tij karantina po mbikëqyret nga kartelet e dhunshëme të drogës, ditët e fundit janë vrarë mbi 9 persona pasi kanë refuzuar ose thyer në mënyrë të vazhdueshme izolimin.

Kartelet e drogës kontrollojnë 11 nga 32 rajonet e Kolumbisë, një nga qytete më të rrezikshme është porti Tumaco në Paqësor në të cilin janë ndaluar që njerëzit të kryejnë aktivitetin e peshkimit.

Një drejtues i komunitetit në Putumayo i tha Guardian në kushte anonimiteti se kartelet kanë 'mbyllur transportin midis fshatrave, dhe kur dikush dyshohet të ketë Covid-19, atyre u thuhet të largohen nga rajoni ose ata do të vriten.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco