Dënohet me 74 goditje me kamxhik/ Autoritetet sigurohen ta mbrojnë nga koronavirusi

Dënohet me 74 goditje me kamxhik/ Autoritetet sigurohen ta mbrojnë nga koronavirusi

18:41, 15/07/2020
A+ Aa A-

I dënuar për abuzim me të miturit, një person u dënua me 74 goditje me kamxhik këtë të mërkurë në Indonezi.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, autoritetet u siguruan që t’i vinin maskë në fytyrë për ta mbrojtur nga infektimi i mundshëm me koronavirus.

Ekzekutimi i dënimit, i dhënë sipas ligjeve islame të sheriatit, që janë në fuqi në provincën Aceh të Indonezisë, nuk u ndërpre për shkak të pandemisë. Por i dënuari u lejua të mbante maskë, madje me emrin e një kompanie udhëtimesh që me sa duket kishte përfituar nga rasti për të bërë publicitet.

Fillimisht gjykatësit vendosën për 80 goditje me kamxhik për të dënuarin e sotëm, por pas 6 muajsh në burg, vendosën ta ulnin në 74.

Sipas mediave lokale, 26-vjeçari, i cili u shpall fajtor për abuzime me disa fëmijë, kërkoi të pinte ujë pas goditjes së 40.

Dënimet me goditje me kamxhik janë të zakonshme në rajonin që ndodhen në ishullin e Sumatrës, për vepra si kumari, konsumimi i alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë shpesh thirrje për anulimin e këtij lloj dënimi, por popullsia e krahinës, ku 98% janë myslimanë, e mbështesin zbatimin e tij.

Më shumë se 100 vetë janë dënuar me goditje me kamxhik, që prej fillimit të vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco