Sanksione kundër Huawei/ Pompeo: Ka lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga qeveria kineze

Sanksione kundër Huawei/ Pompeo: Ka lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga qeveria kineze

18:33, 15/07/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për kompani kineze si Huawei Technologies, të cilën ai e akuzoi se ka lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Sekretari Pompeo tha gjithashtu se kompanitë e telekomunikacionit kudo në botë paralajmërohen se nëse bëjnë biznes me firmën Huawei, "ata po bëjnë biznes me abuzuesit e të drejtave të njeriut", raporton VOA

Zoti Pompeo tha në një konference për shtyp se Departamenti i Shtetit "do të vendoste kufizime vizash për punonjës të caktuar kompanish teknologjike kineze si Huawei të cilat ofrojnë mbështetje materiale për regjimet e përfshira në shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut në shkallë globale."

I pyetur për heqjen e kompanisë Huawei nga infrastruktura e telekomunikacionit britanik, zoti Pompeo tha se "sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë".

Kryeministri britanik Boris Johnson ka urdhëruar që pajisjet e firmës Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë deri në fund të vitit 2027.

Në një deklaratë tjetër, duke iu referuar shkeljeve të pretenduara kundër popullsisë myslimane pakicë të Kinës, zoti Pompeo tha se Huawei është "një mjet i shtetit mbikëqyrës të kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, që censuron disidentët politikë dhe mundëson ekzistencën e kampeve të internimit masiv në Sinkiang”.

"Disa punonjës të Huawei-t ofrojnë mbështetje materiale për regjimin e Partisë Komuniste Kineze që kryen shkelje të të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratë.

Huawei mohon që spiunon për qeverinë kineze dhe thotë se Shtetet e Bashkuara synojnë ta sabotojnë rritjen e kompanisë, sepse asnjë firmë amerikane nuk e ofron të njëjtën teknologji me çmim konkurrues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco