COVID-19/ Rriten lehtë rastet e reja dhe ulen vdekjet në Itali

COVID-19/ Rriten lehtë rastet e reja dhe ulen vdekjet në Itali

18:18, 15/07/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave të publikuara nga Emergjencat Civile në Itali, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona, 4 më pak se dje, duke e rritur në 34.997 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur lehtë krahasuar me një ditë më parë, ku 162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.

Në Lombardi i cili është rajoni më i prekur nga virusi i tmerrshëm në Itali kanë dalë pozitivë 63 raste të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco