Katari përshëndet vendimin e GJND-së kundër ankimimit të vendeve të bllokadës

Katari përshëndet vendimin e GJND-së kundër ankimimit të vendeve të bllokadës

14:20, 15/07/2020
A+ Aa A-

Shteti i Katarit mirëpriti dje, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) që i dha të drejtë ta çojë para Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), çështjen e bllokadës ajrore të imponuar ndaj tij nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti.

Që prej qershorit 2017, vendet e bllokadës kanë ndaluar avionët e regjistruar në Katar të fluturojnë nga ose për në aeroportet e këtyre vendeve, si dhe të kalojnë mbi hapësirën e tyre ajrore, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar.

Në të dy aktgjykimet e dala të martën, GJND-ja kundërshtoi tre arsyet e apelimit të paraqitura nga vendet e bllokadës, dhe vendosi se ICAO ka juridiksionin për të shqyrtuar pretendimet e Katarit. Tashmë pritet që këshilli i ICAO-s të rifillojë procedurat e tij.

Ministri Katarian i Transportit, Jassim Saif Ahmed Al-Sulaiti, e përshëndeti vendimin dhe shprehu besimin se ICAO do t'i gjykojë të paligjshme kufizimet ajrore të imponuara nga vendet e bllokadës.

‘Vendimi i GJND-së është i fundit në një seri vendimesh që ekspozojnë shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar nga vendet e bllokadës’ – tha ai, duke shtuar ‘Argumentet e tyre po rrëzohen njëra pas tjetrës, ndërsa po del në pah pozicioni i drejtë i Katarit’.

Që me vendosjen e bllokadës, Katari ka ndërmarrë një sërë hapash ligjore kundër këtij akti për të vërtetuar se ai bie ndesh me ligjin ndërkombëtar. Aktgjykimi i të martës vjen në vijim të një vargu gjykimesh ndërkombëtare në favor të Katarit.

Në qershor 2020, Organizata Botërore e Tregtisë lëshoi një  raport ku theksoi se Arabia Saudite ka shkelur rregullat e tregtisë globale, pasi nuk ndërmori asnjë veprim kundër transmetimeve pirate të kanalit beoutQ, përkundrazi e ka promovuar atë.

Vendimi i Katarit për ta ngritur çështjen e bllokadës ajrore pranë ICAO-s, pason përpjekjet e tij të përsëritura për të negociuar një zgjidhje miqësore, por këto përpjekje janë refuzuar vazhdimisht nga vendet e bllokadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco