Amitabh Bachchan: Indianët po luten që ylli i Bollywood të mundë Covid-19

Amitabh Bachchan: Indianët po luten që ylli i Bollywood të mundë Covid-19

12:43, 15/07/2020
A+ Aa A-

Adhuruesit e yllit të filmave të Bollywood po luten në mënyrë të veçantë për shëndetin e  Amitabh Bachchan, i cili është shtruar në një spital në qytetin e Mumbai me simptoma të buta Covid-19.

Aktori 75-vjeçar njoftoi javën e kaluar se ishte shtruar në spital dhe i kërkoi kujtdo që kishte qenë në kontakt me të të testohej për virusin.

Me 200 filma në një karrierë që përfshin pesë dekada, Bachchan është një nga yjet më të mëdhenj të filmit në botë. Ai ka miliona adhurues në Indi, Azinë e Jugut dhe në diasporën indiane në vende si Mbretëria e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco