Apple fiton luftën kundër taksës 15 miliardë dollarë të BE-së

Apple fiton luftën kundër taksës 15 miliardë dollarë të BE-së

12:11, 15/07/2020
A+ Aa A-

Luksemburg - Gjykata e dytë më e lartë e Evropës të mërkurën hodhi poshtë një urdhër të BE-së që Apple të kthente 15 miliardë dollarë në taksat e Irlandës.

Në urdhrin e tij katër vjet më parë,  Komisioni Evropian thoshte se Apple përfitoi nga ndihma e paligjshme shtetërore nëpërmjet dy vendimeve tatimore irlandeze, që zvogëluan artificialisht barrën tatimore të Apple për më shumë se dy dekada, deri në 0.005% në 2014.

"Gjykata e Përgjithshme anulloi vendimin e kontestuar, sepse Komisioni nuk arriti të tregojë në standardin e duhur juridik se ekzistonte një avantazh për qëllimet e nenit 107 (1) TFEU1", thanë gjyqtarët, duke iu referuar rregullave të konkurrencës në BE.

Humbja për Komisioneren Evropiane të Konkurrencës, Margrethe Vestager, mund të dobësojë ose vonojë çështjet në pritje, të marrëveshjeve të Ikea dhe Nike me Holandën, si dhe marrëveshjen e Huhtamaki me Luksemburgun.

Vestager, e cila ka bërë goditjen e taksave si një focus të punës së saj, vërejti  që e njëjta gjykatë vitin e kaluar rrëzoi kërkesën e saj për Starbucks , për t’i paguar deri në 30 milionë euro në taksat e prapambetura, Holandës. Në një rast tjetër, gjykata hodhi poshtë vendimin e saj kundër një skeme të taksave belge për 39 shumëkombëshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco