Vdes 15 vjecari në Mongoli, u infektua nga murtaja bubonike

Vdes 15 vjecari në Mongoli, u infektua nga murtaja bubonike

10:23, 15/07/2020
A+ Aa A-

Një djalë 15 vjecar ka ndërruar jetë nga murtaja Bubonike në Mongoli. Ditët e fundit janë regjistruar disa raste të prekurish nga kjo sëmundje vdekjeprurëse që merret nga konsumimi i një brejtësi bartës i virusit  të quajtur marmot.

Djali, i cili jetonte në provincën e largët jugperëndimore të Gobi-Altai, u infektua nga sëmundja e rrallë bakteriale pasi hëngri një marmot, sipas ministrisë së shëndetësisë.

"Ne karantinoam 15 personat e parë që ranë në kontakt me të ndjerin dhe ata 15 persona po marrin trajtim me antibiotikë," u tha gazetarëve Narangerel Dorj, kreu i marrëdhënieve me publikun në ministrinë e shëndetësisë.

Të paktën një person vdes nga murtaja çdo vit në Mongoli, përkundër fushatave qeveritare për të dekurajuar njerëzit të hanë marmot ose t'i afrohen kafshës.

Rastet e fundit e shtynë rajonin lindor të Siberisë ruse të Burytia të testoi brejtësit për plagën bubonike dhe nxiti banorët të mos gjuajnë ose hanë marmot.

Gjithashtu kufijtë e Mongolisë mbeten të mbyllura për shkak të pandemisë koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco