Të rejat më të fundit nga Evropa për pandeminë Autoritetet në Katalonjë u kërkojnë banorëve në Lleida të qendrojnë në shtëpi

Të rejat më të fundit nga Evropa për pandeminë

09:24, 15/07/2020
A+ Aa A-

Katalonja ka vendosur sërish disa masa bllokimi në përpjekje për të përmirësuar një shpërthim të gjerë të epidemisë, përfshirë dekretin që u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Rajoni i Spanjës njoftoi se konfirmoi 745 raste brenda 24 orësh të martën. "Ne nuk kemi nevojë të kthehemi në mbyllje totale, por duhet të kthehemi në fazat e para të rihapjes," tha një zëdhënës i qeverisë

Një raport i ri i botuar nga Byroja e Gazetarisë Investigative ka kritikuar rëndë reagimin e BE ndaj pandemisë koronavirus, duke thënë se pati "vetëkënaqësi, konfuzion dhe mungesë koordinimi" në muajt e parë të vitit 2020.

Gjermania ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimet në fqinjin e saj Luksemburgun, pas një shpërthimi rastesh. Vendi regjistroi 100 infeksione të reja të konfirmuara të martën, dhe tani ka më shumë se 50 të infektuar për 100,000 banorë

Disneyland Paris ngadalë do të rihapet të mërkurën pas disa muajsh mbyllje. Rregullat e distancës sociale duhet të zbatohen dhe maska ?të mbahet në çdo kohë për vizitorët e moshës 11 vjeç e lart

Maqedonia e Veriut po i zhvillon zgjedhjet parlamentare të mërkurën megjithë shpërthimin e vazhdueshëm të koronavirusit - votimi i pare në këtë shtet pasi ai ndryshoi emrin e tij pas debatesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco