Një i vrarë, dhjetëra të plagosur në përplasjen tjetër të trenave në Çeki

Një i vrarë, dhjetëra të plagosur në përplasjen tjetër të trenave në Çeki

08:56, 15/07/2020
A+ Aa A-

Pragë  - Një person u vra dhe dhjetëra u plagosën kur dy trena u përplasën në një tjetër përplasje fatale hekurudhore në Republikën Çeke këtë muaj, thanë zyrtarët.

Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën pranë Cesky Brod, 34 km në lindje të Pragës, të martën në mbrëmje, thanë shërbimet e urgjencës. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës.

Të paktën 35 persona u plagosën, dy prej tyre rëndë dhe tetë në rrezik për jetën, tha shërbimi i shpëtimit nga zjarri.

Një prej trenistëve vdiq në përplasje, njoftoi agjensia e lajmeve CTK.

Një tjetër përplasje treni ndodhi ëm 7 korrik afër kufirit me Gjermani, ku u vranë dy njerëz dhe u plagosën 24 të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco