Administrata e presidentit Trump tërheq vendimin për vizat e studentëve të huaj

Administrata e presidentit Trump tërheq vendimin për vizat e studentëve të huaj

23:04, 14/07/2020
A+ Aa A-

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë vendimin e saj, për të revokuar vizat për studentët e huaj.

Universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e një numri institucionesh të tjera, kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase, raporton Rel.

"Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij", tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.

Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.

Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si "të tmerrshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco