Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Lajm i mirë nga Belgjika/ Asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Lajm i mirë nga Belgjika/ Asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

19:53, 14/07/2020
A+ Aa A-

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave mbeti në 9,787, raporton Rel.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave. 

Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.

Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco