Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Argjentinë/ Marinarët ishin testuar negativë, kur kthehen nga udhëtimi 57 nga 61 kishin Covid 19

Argjentinë/ Marinarët ishin testuar negativë, kur kthehen nga udhëtimi 57 nga 61 kishin Covid 19

15:32, 14/07/2020
A+ Aa A-

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Argjentinë ku 57 marinarë nga 61 janë testuar pozitiv me Covid 19 kur në fillimin e rrugëtimit të tyre pas kryerjes së tamponeve ishin të gjithë negativë.

Anija e peshkimit ‘Echizen Maru’ nisi rrugëtimin e sajë 35 ditë më parë, dhe kur disa nga ekuipazhi i tyre filloi të shfaqte shqetësime dhe simptoma të Covid 19 është rikthyer menjëherë në port, tha Ministria e Shëndetësisë Tierra del Fuego .

Sipas ministrisë, 57 detarë, nga 61 anëtarët e ekuipazhit, u diagnostikuan me virusin pasi iu nënshtruan një testi të ri.

“Është e vështirë të përcaktohet se si u infektua ky ekuipazh, duke marrë parasysh që për 35 ditë, ata nuk kishin asnjë kontakt me tokën e thatë”, tha Alejandra Alfaro, drejtore e kujdesit shëndetësor parësor në Tierra del Fuego.

“Furnizimet u sollën vetëm nga porti i Ushuaia”.

“Një ekip po shqyrtonte ‘kronologjinë e simptomave në ekuipazh për të vendosur kronologjinë e infektimit”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco