Vritet një polic, tjetri plagoset, u qëlluan kur po ndiqnin një të dyshuar

Vritet një polic, tjetri plagoset, u qëlluan kur po ndiqnin një të dyshuar

11:20, 14/07/2020
A+ Aa A-

Një oficer policie u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos në Bothell kur po ndiqnin  një person të dyshuar.

Gjatë një konference për shtyp Kapiteni i policisë Bothell,Mike Johnson tha që një oficer ka ndërruar jetë dhe një tjetër  është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritete thonë se autori i krimit dyshohet të jetë  një person gjinia mashkull i cili po lëviz i armatosur në zonë .

Këshilltari Bothell Mason Thompson tha se ai ishte "zemërthyer" dhe se lutjet e tij shkonin për familjen e oficerit të vrarë në krye të detyrës.

Ditët e fundit po raportohen shumë vrasje  të policëve në krye të detyrës në SHBA fill pas incidentit të ndodhur me George Floyd një afro amerikan që ndërroi jetë nga një arrestim i dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco