Gjykata Supreme në SHBA vendos 5 me 4 në favor të zhvillimit të ekzekutimeve në Indiana

Gjykata Supreme në SHBA vendos 5 me 4 në favor të zhvillimit të ekzekutimeve në Indiana

11:05, 14/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata Supreme në SHBA vendosi 5 me 4 në favor të zhvillimit të ekzekutimeve të para federale në 17- vjet në Indiana , pasi Gjykatësi Tanya Chutkan  kishte urdhëruar departamentin e drejtësisë të vonjë urdhrin për 4-ekzekutime që do të zhvilloheshin në muajin korrik dhe gusht.

Urdhri i Chutkan erdhi vetëm disa orë para se ekzekutimi i  Daniel Le do të zhvillohej në Terre Huate,Indiana.

Familjarët e Le kishin kërkuar të ishin pjesë e ekzekutimit të afërmit të familjes së tyre por për shkak të pandemisë kishin kërkuar shtyrjen e ekzekutimit, një ditë më parë anëtar i bordit të ekzekutimeve në burgje rezultoi pozitiv me Covid 19 .

Por gjykata u shpreh që ‘Paditësit në këtë rast nuk e kanë bërë shfaqjen e kërkuar për të justifikuar ndërhyrjen e minutës së fundit nga një Gjykatë Federale. Qëndrimet e minutës së fundit si ajo e lëshuar këtë mëngjes duhet të jenë përjashtim ekstrem, jo normë, ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco