Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mbi 13 milionë të infektuar që kur shpërtheu pandemia

Mbi 13 milionë të infektuar që kur shpërtheu pandemia

07:58, 14/07/2020
A+ Aa A-

Numri i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus që nga fillimi i shpërthimit i kapërceu 13 milionë, njofton BBC.

Një milion raste janë shtuar vetëm javën e kaluar, sipas të dhënave të universitetit “ Johns Hopkins”.

Në të gjithë botën, numri i njerëzve që vdesin me Covid-19 është ulur pasi arriti kulmin në mes të prillit.

Por niveli i vdekjeve po rritet përsëri, pasi ra në qershor

Ekonomia e Singaporit po bie me 41% në krahasim me tremujorin e kaluar.

Hong Kong Disneyland u mbyll më pak se një muaj pas rihapjes, pasi qyteti riaktivizoi rregulla distancuese

Kalifornia riktheu përsëri kufizimet në aktivitetet brenda godinave, përfshirë bare dhe restorante

Në Angli, maskat në fytyrë do të jenë të detyrueshme në dyqane duke filluara nga data 24 korrik.

Shtetet me më shumë raste sipas universitetit "J.Hokkins"

SHBA: 3,363,056 raste

Brazil: 1,884,967 raste

India: 878,254 raste

Rusi: 732,547 raste

Peru: 330,123 raste

Shtete ku ka pasur më shumë të vdekur

SHBA: 125,605 vdekje

Brazil: 72,833 vdekje

Mbretëria e Bashkuar: 44,915 vdekje

Meksika: 35,491 vdekje

Italia: 34,967 vdekje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco