Itali/ Ulen infeksionet dhe rritet numri i vdekjeve nga COVID-19

Itali/ Ulen infeksionet dhe rritet numri i vdekjeve nga COVID-19

17:54, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar ulje krahasuar me ditën e diel, por ka një rritje të lehtë të vdekjeve në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore italiane konfirmojnë 169 infeksione me Covid-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 234 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona, 4 më shumë se një ditë më parë ku ishin 9. Me shifrat e sotme, numri i të vdekurve në shtetin fqinj ka shkuar 34.967 persona.

Ndërkohë rastet aktive në mbarë Italinë janë 13.157 persona. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 178 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco