Kundërmasa ndaj Pekinit/ Suedia i bashkohet Francës dhe Gjermaninë kundër ligjit kinez në Hong Kong

Kundërmasa ndaj Pekinit/ Suedia i bashkohet Francës dhe Gjermaninë kundër ligjit kinez në Hong Kong

16:44, 13/07/2020
A+ Aa A-

Të hënën, Suedia tha se mbështeti përpjekjet franko-gjermane për një përgjigje të fuqishme ndaj ligjit të ri të sigurisë së Kinës mbi Hong Kongun, duke u bashkuar me Danimarkën dhe Hollandën dhe duke detyruar Bashkimin Evropian të marrë në konsideratë kundërmasat ndaj Pekinit.

Ashtu si pjesa më e madhe e Perëndimit, Bashkimi Evropian ka denoncuar vendimin e parlamentit të Kinës për të miratuar legjislacionin e sigurisë kombëtare për ish-koloninë britanike të Hong Kongut, pavarësisht një proteste ndërkombëtare, raporton Reuters.

"Ekziston një propozim i masave, të propozuara posaçërisht nga Gjermania dhe Franca që unë do t'i mbështes sepse duhet të reagojmë ndaj asaj që po ndodh në Hong Kong," tha Ministrja e Jashtme Suedeze Anne Linde para një takimi të rrallë me homologët e saj të BE në Bruksel .

Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen muajin e kaluar paralajmëroi për "pasoja shumë negative" për Pekinin nëse do të kufizojë garancitë e lirisë në Hong Kong.

Zyrtarët e BE nuk pranuan të hyjnë në detaje në lidhje me masat, por dy diplomatët e BE thanë se nuk do arrijnë në sanksione zyrtare ndaj Kinës, partneri i dytë më i madh tregtar i bllokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco