Britania drejt përmirësimit/ Konfirmohen 12 vdekje nga koronavirusi në 24 orë

Britania drejt përmirësimit/ Konfirmohen 12 vdekje nga koronavirusi në 24 orë

16:35, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Britania njoftoi 12 vdekje të tjera nga koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 44.840.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë konfirmuar ende shifrën përfundimtare ditore, e cila shpesh është shumë më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Shëndeti Publik në Angli, noftoi sot 11 vdekje në spitalet në të gjithë vendin. Vetëm 1 viktimë nga Covid-19 u regjistrua në të gjitha mjediset në Irlandën Veriore dhe asnjë vdekje nuk u regjistruar në Skoci ose Uells.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se 21 viktima janë regjistruar dje, si dhe 16 të hënën e kaluar.

Sidoqoftë, numërimet e lëshuara të dielave dhe të hënave janë gjithmonë më të ulëta për shkak të një vonesë regjistrimi gjatë fundjavave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco