Policia kontrollon rezidencën e çiftit nga St.Louis që u doli me armë protestuesve

Policia kontrollon rezidencën e çiftit nga St.Louis që u doli me armë protestuesve

13:25, 13/07/2020
A+ Aa A-

Misuri - Policia në St. Louis, Misuri, kontrolloi rezidencën e një çifti që i nxori armën, protestuesve, që marshonin jashtë shtëpisë së tyre muajin e kaluar, pamje e parë kjo në video gjerësisht, tha Departamenti i Policisë Metropolitane e Shën Louis.

Policia arriti të premten në mbrëmje me një urdhër kërkimi dhe sekuestroi një pushkë gjysmë automatike të kalibrit .223,  me sa duket e njëjta armë e përdorur nga Mark McCloskey gjatë incidentit të 28 qershorit.

McCloskey, 63 vjeç dhe gruaja e tij, Patricia McCloskey, 61 vjeçe, janë të dy avokatë të lëndimeve personale dhe kanë thënë se ata kishin pasur frikë për jetën e tyre kur demonstruesit duke protestuar kundër dhunës policore marshuan nga rezidenca e tyre përgjatë rrugës për në shtëpinë e kryetarit të St. Louis, Lyda Kreëson.

Protestat ishin pjesë e një vale marshimesh mbarëkombëtar dhe demonstratave mbi dhunën e policisë kundër njerëzve me ngjurë, nxitur nga vrasja në maj të George Floyd.

Videot tregojnë çiftin McCloskey, që është i bardhë, duke i bërtitur protestuesve, të cilët dukshëm janë të paarmatosur, për të qëndruar larg pronës së tyre për disa minuta. Disa nga turma e regjistruan skenën në celularët e tyre ose bërtisnin se protestuesit nuk kishin asnjë interes t’i shkaktonin dëm çiftit.

Ishte Patricia McCloskey që drejtoi një pistoletë në turmë.

McCloskeys dhe një avokat që i përfaqësonte ata nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Menjëherë pas incidentit, Kimberly Gardner, kryeprokurori i qytetit, tha se ajo ishte e alarmuar nga videot dhe se zyra e saj po hetonte një shkelje të mundshme të së drejtës së njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore, duke thënë në një deklaratë se "frikësimi ose kërcënimi me vdekje nuk do të të tolerohet ”
Çifti tha se ishte brenda të drejtave të vet për të mbrojtur pronën e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco