Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Afrika e Jugut ndalon shitjen e alkoolit përsëri për të luftuar Covid-19

Afrika e Jugut ndalon shitjen e alkoolit përsëri për të luftuar Covid-19

10:39, 13/07/2020
A+ Aa A-

Afrika e Jugut ka vendosur kufizime të reja, përfshirë një ndalim tjetër të shitjes së alkoolit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Eshtë imponuar një shtetrrethim natën dhe mbajtja e maskave jashtë është tani e detyrueshme.

Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ndalimi i alkoolit - i dyti në Afrikën e Jugut këtë vit - do të ulë  presionin në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Kjo vjen pasi infeksionet në total tejkaluan një çerek milioni.

Vdekjet që vijnë nga koronavirus gjithashtu janë rritur në më shumë se 4,000, dhe parashikimet e qeverisë vlerësojnë se kjo mund të rritet në 50,000 deri në fund të vitit.

Sa shpejt po përhapet koronavirusi në Afrikë?
Afrika e Jugut mbetet vendi më i goditur në kontinent, dhe në fillim të kësaj jave regjistroi rritjen e saj më të lartë ndonjëherë për një ditë. Gati gjysma e tyre ishin në Gauteng, një provincë që është bërë epiqendra e shpërthimit.

Në një fjalim publik, Presidenti Ramaphosa pranoi se "shumica" e njerëzve kishin ndërmarrë masa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes, por ai tha se kishte ende disa që vepruan "pa asnjë përgjegjësi".
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco