Aishwarya Rai dhe e gjithë familja më e famshme e Bollywood infektohet nga COVID-19

Aishwarya Rai dhe e gjithë familja më e famshme e Bollywood infektohet nga COVID-19

07:45, 13/07/2020
A+ Aa A-

Tre gjenerata të një familjeje nga më të të shquarat e Bollywood janë prekur nga COVID-19, thanë zyrtarët në shtetin indian të Maharashtra.

Rezultatet e së dielës treguan se aktorja Aishwarya Rai Bachchan, ish-Miss Bota, dhe vajza e saj Aaradhya, tetë vjeç, u infektuan me koronavirus.

Bashkëshorti i saj Abhishek dhe vjehrri Amitabh, edhe ata të dy aktorë, u dërguan në spital të Shtunën me koronavirusin.

Të dy burrat, u tha se kishin simptoma të lehta.

Abhishek Bachchan ka shkruar në Twitter se ata do të qëndrojnë në spital "derisa mjekët të vendosin ndryshe".

Aishwarya Bachchan, 46 vjeçe, është një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it si në Indi ashtu edhe jashtë saj, duke shfaqur në disa filma në Bollywood dhe Hollywood.

Ajo fitoi çmimin Miss Bota në 1994 dhe është Ambasadore e Vullnetit të Mirë për UNAIDS. Në vitin 2003 ajo ishte aktorja e parë indiane që ishte një anëtare e jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aishwarya dhe vajza e saj thuhet se janë asimptomatike. Burri i saj ka njoftuar se ato do të izoloheshin në shtëpi.

Të shtunën, i famshmi Amitabh Bachchan u tha miliona ndjekësve të tij në Twitter se ai kishte dalë pozitiv për Covid-19.

Bachchan, 77 vjeç, është përfshirë në 200 filma gjatë pesë dekadave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco