VIDEO/ Pushtohet nga flakët anija luftarake amerikane me 200 persona në bord

VIDEO/ Pushtohet nga flakët anija luftarake amerikane me 200 persona në bord

23:04, 12/07/2020
A+ Aa A-

Një anije luftarake amerikane po shkrumbohet nga flakët ndërsa pamjet janë transmetuar nga mediat vendase.

Deri tani mësohet se vetëm një person është plagosur, pasi ka marrë dëmtime nga flakët që kanë përfshirë anijen.

Siaps autoriteteve, bëhet me dije se, zjarri ka rënë në anijen USS Bonhomme Richard, rreth 200 metra e gjatë, e ankoruar në bazën detare të San Diegos.

Fatmirësisht, 200 marinarë dhe oficerë që ndodheshin në bordin e anijes kur shpërtheu zjarri, nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Ende mbetet e paqarta rrethana dhe shkaqet e shpërthimit por ka nisur puna nga agjencitë përkatëse për zbulimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco