Ishte duke bërë sërf, peshkaqeni sulmon për vdekje 15-vjeçarin

Ishte duke bërë sërf, peshkaqeni sulmon për vdekje 15-vjeçarin

20:40, 12/07/2020
A+ Aa A-

Pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa ishte duke bërë serf, një 15-vjeçar ndërroi jetë në New South Wale, Australi.

 “Dëshmitarët thanë se një peshkaqen sulmoi të riun, ndërsa ai ishte duke bërë sërf”, thuhej në një deklaratë të policisë për ngjarjen e rëndë.

“15-vjeçarit iu dha ndihma e parë pasi kishte lëndime të rënda në këmbë, por fatkeqësisht ndërroi jetë”, konfirmon policia. Plazhi ku ndodhi sulmi, por dhe dy të tjerë aty pranë, janë mbyllur nga autoritetet.

Ky ishte sulmi i pestë fatal i peshkaqenëve vetëm gjatë këtij viti në plazhet e Australisë.

Një 36-vjeçar ishte rasti i fundit, i cili humbi jetën vetëm javën e kaluar kur u sulmua nga një peshkaqen në një plazh në Queensland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco