Rekord infeksionesh në Florida/ Shteti i parë në SHBA me më shumë raste ditore me COVID-19

Rekord infeksionesh në Florida/ Shteti i parë në SHBA me më shumë raste ditore me COVID-19

19:17, 12/07/2020
A+ Aa A-

Të dielën, Florida vendosi një rekord të ri kombëtar për rritjen më të madhe ditore të rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa infeksionet vazhdojnë të rriten në të gjithë botën.

Autoritetet shtetërore njoftuan të paktën 15.299 raste pozitive me COVID-19, për një total prej 269.811, dhe regjistroi 45 vdekje të tjera, sipas statistikave të Departamentit të Shëndetit të Shtetit, raporton FoxNerws.

California kishte rekordin e mëparshëm të rasteve pozitive brenda një dite me 11.694 infeksione dhe New York kishte 11.571 në 15 prill.

Florida ka pasur një javë rekord duke njoftuar 514 vdekje javën e kaluar, mesatarisht 73 vdekje në ditë.

Tre javë më parë, mesatarja ditore ishte 30 vdekje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Florida u rrit në të paktën 4,242 të dielën, sipas autoriteteve.

Rekordi i zymtë i Floridës vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetit raportoi një rritje rekord në rastet globale të COVID-19, me 230.370 infeksione të regjistruara në 24 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco