Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

OBSH raporton sërish numër rekord të infektuarish me COVID-19 në rang global

OBSH raporton sërish numër rekord të infektuarish me COVID-19 në rang global

18:54, 12/07/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar shifër rekord rastesh globale me koronavirus.

Sipas të dhënave të OBSH, në 24 orët e fundit në të gjithë botën janë regjistruar formalisht të paktën 230,370 raste.

Bilanci më i lartë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut, sipas raportit ditor të agjencisë.

Shifra rekord e raportuar më herët nga OBSH u regjistrua më 10 korrik kur u regjistruan 228,102 raste të reja me Covid-19 globalisht.

Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve në të gjithë botën po i afrohet 13 milionit këtë të diel, teksa sipas të dhënave të pasqyruara në ëorlodometer, 12,935,527 persona janë konfirmuar për koronavirusin në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco