Vriten 2 persona me armë zjarri, plagosen edhe dy të tjerë në Washington

Vriten 2 persona me armë zjarri, plagosen edhe dy të tjerë në Washington

16:42, 12/07/2020
A+ Aa A-

Nga një sulm me arme zjarri, që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Washington, të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.

‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett.

I burrë i plagosur u gjet me shumë plagë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Harborvieë në Seattle, ku raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ndërsa një grua u dërgua në një spital me disa plagë, por fatmirësisht gjendja e saj është e qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco