Covid-19/ Protesta në Izrael për menaxhimin e keq të situates

Covid-19/ Protesta në Izrael për menaxhimin e keq të situates

13:04, 12/07/2020
A+ Aa A-

Mijëra Izraelitë kanë protestuar në sheshin kryesor Rabin në Tel Aviv, për gjendjen e rënduar ekonomike të shkaktuar nga Covid 19 dhe menaxhimi shumë i keq që qeveria  i ka bërë pandemisë.

Protestuesit shihen me maska por jo duke ruajtur distancimin social, të rinjtë dhe pronarët e bizneseve të mesëm janë të pa kënaqur nga fondet që shteti ka vendosur për ti ndihmuar .

‘ Fondet janë të pamjaftueshme dhe janë vendosur me shumë vonesë, kemi 4 muaj pa punë dhe 40 punëtorët e mi akoma nuk kanë përfituar asnjë qindarke,- Tha  Michal Gaist-Casif, nënkryetar i një kompanie ndriçimipër  agjencinë së lajmeve Reuters.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me aktivistët të premten, për të diskutuar për problemet që ata kanë .

"Ne do t'i përmbushim angazhimet tona duke përfshirë pagesat e menjëhershme që ne duam t'ju japim biznesit në nevojë," citoi zyra e tij.

Izraeli vendosi një bllokim të rreptë në mes të marsit, por filloi të heqë kufizimet në fund të majit. Papunësia është rritur në 21%.

Vendi ka parë një sulm në rastet e koronavirusit me gati 1.500 raste të reja të raportuara të premten. Një total prej 354 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Izrael, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco