Votimet ne Spanjë/ Masa të rrepta shëndetësorë, personat aktiv me Covid nuk lejohen të votojnë

Votimet ne Spanjë/ Masa të rrepta shëndetësorë, personat aktiv me Covid nuk lejohen të votojnë

12:09, 12/07/2020
A+ Aa A-

Spanja një nga vendet më të prekur në Europë nga pandemia Covid 19 ka filluar procesin e zgjedhjeve ditën e sotme.

Të gjithë votuesit janë pajisur me maska dhe doreza, në rajonin Bask autoritetet kanë hapur edhe 25% qendra votimit të reja për të siguruar distancimin social.

Personat me infeksion aktiv nuk mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe  nëse do të konstatohetata do të arrestohen, sepse kanë shkelur rregullat e Shëndetit Publik,  tha Shefi i Shëndetit Rajonal Bask, Nekane Murga.

Zyrtarët lokalë të shëndetit kanë konfirmuar të paktën 161 raste të COVID-19 në vendin Bask dhe më shumë se 300 në Galicia.

Andaluzia, një nga destinacionet kryesore të pushimeve në Spanjë, të hënën do të do të vendosim detyrimin e mbajtjes së  maskës, tha udhëheqësi rajonal Juan Manuel Moreno të shtunën, duke përmendur "frikën" e turistëve që nuk po mbanin maska dhe ndonje infektim të mundur nga ata.

Rajoni I Katalonjës regjistroi nëntë vdekje dhe 361 raste të reja të koronavirusit të Shtunën, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore.

Ky rajon bëri maskën  të detyrueshme të Mërkurën, një veprim që u pasua nga Ishujt Balearik dhe ekstremadura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco