COVID-19/ Gjermania shënon vetëm dy viktima në 24 orë

COVID-19/ Gjermania shënon vetëm dy viktima në 24 orë

08:18, 12/07/2020
A+ Aa A-

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,063, shkruan “The Guardian”.

Perveç rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 248 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,804.

Nderkohë, qeveria gjermane tashmë ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco