Erdogan e shpall ‘Hagia Sophia’ xhami pas vendimit të gjykatës turke

Erdogan e shpall ‘Hagia Sophia’ xhami pas vendimit të gjykatës turke

22:52, 10/07/2020
A+ Aa A-

Të premten, Presidenti Tayip Erdogan e shpalli Hagia Sophia të Stambollit një xhami me lutjet e para të muslimanëve që do të fillojnë brenda dy javësh, pasi një gjykata e lartë vendosi që shndërrimi i ndërtesës antike në një muze ishte i paligjshëm.

Erdogan foli të premten vetëm disa orë pas botimit të vendimit të gjykatës, duke lënë mënjanë paralajmërimet ndërkombëtare për të mos ndryshuar statusin e monumentit gati 1.500-vjeçar që është respektuar nga të krishterët dhe muslimanët, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe drejtuesit e kishave ishin ndër ata që shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, një pikë qendrore e perandorive të krishtera bizantine dhe muslimane osmane dhe tani një nga monumentet më të vizituar në Turqi.

Ministria e kulturës e Greqisë e përshkroi vendimin e gjykatës si një "provokim të hapur" për botën e qytetëruar, ndërsa UNESCO tha që pendohej që nuk njoftohej para kohe dhe tani do të rishikonte statusin e ndërtesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco