Përhapje me ritme të larta/ OBSH ngre alarmin: Rekord të infektuarish me COVID-19 në 24 orë

Përhapje me ritme të larta/ OBSH ngre alarmin: Rekord të infektuarish me COVID-19 në 24 orë

22:43, 10/07/2020
A+ Aa A-

Për sa i përket përhapjes së pandemisë së koronavirusit anembanë botës, OBSH vijon të raportojë bilance tepër negative.

Të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se virusi është ende shumë infektues dhe se përhapja e tij vijon të ketë ritme tepër të larta.

Sipas raportit të përditësuar të OBSH, në 24 orët e fundit, është thyer rekordi për sa i përket numri të personave të rinj të infektuar me Covid në gjithë botën.

Të dhënat bëjnë me dije se 228 mijë persona të tjerë kanë rënë kontakt me virusin vdekjeprurës në ditën e fundit, krahasuar me 212 mijë që u shënuan në 4 korrik.

Sa i përket vdekjeve, mesatarja vijon të qëndrojë e pandryshuar me rreth 5 mijë humbje jete në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco