Rrëzohet një helikopter në lumin e Romës

Rrëzohet një helikopter në lumin e Romës

22:10, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident ajror është regjistruar pasditen e së premtes në rrethinat e Romës, ku një helikopter ka rënë në lumin Tevere dhe më pas është zhytur.

Mjeti ajror është pikasur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por operacioni për nxjerrjen e tij do të fillojë në mëngjesin e së shtunës. Është ende e paqartë se sa persona udhëtonin në helikopter në momentin e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se helika e helikopterit preku disa tela të tensionit të lartë përpara se të binte në ujërat e thella të Tevere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco