Vdekja që tronditi Francën

Vdekja që tronditi Francën

21:01, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një shofer autobusi ndërroi jetë në Francë pesë ditë pasi ishte sulmuar nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maskën.

Ngjarja ka tronditur Francën.

Philippe Monguillot, 59 vjeç, u sulmua në qytetin jugperëndimor Bayonne.

Pasi ai kaloi në vdekje klinike, familja mori vendimin që ta linin të vdiste.

“Vendosëm ta lëmë të largohet,” tha e bija, Marie.

Dy persona rreth të 20-ave u arrestuan për sulmin. Dy të tjerë janë akuzuar pasi dështuan të ndihmojnë një person në rrezik, kurse një i pestë është akuzuar me akuzën se ka ndihmuar të fshehë një të dyshuar.

Mbajtja e faskave është e detyrueshme në transportin publik në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/07/2020 23:11

Na spjegoni ngjyrat e agresorëve dhe të viktimës, sepse është bërë modë "lufta kundër rracizmit".

Shto koment

Denonco