Testime derë më derë/ Britania fillon protokollin e ri për COVID-19

Testime derë më derë/ Britania fillon protokollin e ri për COVID-19

19:36, 10/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditëve më të vështira të pandemisë në Britani, testimet ishin një nga temat më të nxehta.

Autoritetet, pasi arritën objektivin e 100 mijë testimeve në ditë, tashmë kanë nisur një protokoll të ri, duke testuar banorët në shtëpitë e tyre, në zonat më të rrezikuara.

Kështu nga kjo e premtja ka nisur testimi derë më derë i banorëve të Leicester, një prej zonave ku u shënua një rritje e rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit.

Ekipet shëndetësore dhe vullnetare po shpërndajë teste në shtëpitë e Leicesterit edhe tek ata që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Në Leicester u rikthyen disa nga masat shtrënguese në 29 qershor pas disa vatrave të reja me virusin vdekjeprurës. Sipas kreut të bashkisë, Soulsby, kjo është mënyra e vetme për të ulur përhapjen e pandemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco