Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Gangsteri indian që vrau 8 policë, qëllohet për vdekje pas arrestimit

Gangsteri indian që vrau 8 policë, qëllohet për vdekje pas arrestimit

08:51, 10/07/2020
A+ Aa A-

Policia në Indi tha se ka vrarë një burrë të akuzuar për vrasjen e tetë policëve në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Vikas Dubey, i cili ishte në arrati për gati një javë pas incidentit, u mbajt në shtetin fqinj Madhya Pradesh të enjten.

Policia tha se ata po e dërgonin atë në Uttar Pradesh kur  makina në të cilën ndodhej ai, u përmbys.

Ata e qëlluan kur ai rrëmbeu  armën e një polici dhe u përpoq të ikte.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Mohit Agarëal, i tha agjencisë së lajmeve PTI se policët qëlluan kundër gangsterit si kundërsulm, sepse ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi ndaj oficerëve.

Policia tha që ai u arrestua me vështirësi në një kompleks tempujsh në Madhya Pradesh.

Por partitë e opozitës thanë që gangster kishte vendosur të dorëzohej publikisht në tempull, pasi I kishte shpëtuar me sukses arrestimin për më shumë se një javë.

Disa burime thanë se ai u kishte thënë rojeve të tempullit të thërrisnin Policinë.

Politikanët e opozitës i kishin kërkuar Policisë që të garantonte se ai do të dërgohej i sigurt para gjykatës, për t’u nxjerrë në gjyq.

Tani, disa përdorues të mediave sociale e kanë vënë në dyshim sjelljen e Policisë lidhur me vdekjen e gangsterit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco