Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Hetuesit besojnë se aktorja Naya Rivera është mbytur, i biri shpëtoi

Hetuesit besojnë se aktorja Naya Rivera është mbytur, i biri shpëtoi

07:55, 10/07/2020
A+ Aa A-

FloridaAktorja amerikane Naya Rivera, e njohur më së miri si e lezetshmja Santana Lopez në filmin "Glee", supozohet se vdiq pasi u zhduk nga një barkë me qira në një liqen të Kalifornisë të mërkurën, tha Zyra e Sherifit të qarkut Ventura.

Hetuesit besojnë se Rivera u mbyt në atë që duket se është një aksident tragjik, sipas një deklarate të lëshuar të enjten nga kapiteni i Zyrës së Sherifit të qarkut Ventura, z. Eric Buschoë.

Djali i Rivera, 4 vjeç, u tha hetuesve se ai dhe e ëma kishin notuar në liqen dhe ai u kthye në barkë, por Rivera nuk u kthye, sipas Buschoë. Fëmija është dërguar tek familjarët e tij.

Rreth orës 12, mesditës e së enjtes, përpjekjet për të gjetur 33-vjeçaren Rivera u përforcuan. Rreth 100 persona morën pjesë në operacionin për gjetjen e trupit të saj.

LEXO EDHE: Aktorja Naya Rivera zhduket në një liqen, i biri 4-vjeçar gjendet i vetëm në barkë

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco